E Enjte, 5 Nëntor 2026

Escobar vjen në Tiranë/ Zyrtari i lartë amerikan takime me Ramën dhe Begajn

Gabriel Escobar, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, vjen në Tiranë në prag të nisjes së fushatës elektorale për garën e 14 majit. Diplomati amerikan mbërrin sot në vendin tonë.

Të parin në agjendë për të takuar, ka kryeministrin Rama. Pas bisedës me kreun e qeverisë në kryeministri, Gabriel Escobar do t’i shkojë në zyrë presidentit Bajram Begaj.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, i dërguari i posaçëm i shteteve të bashkuara të amerikës për Ballkanin Perëndimor do të takohet me përfaqësues të opozitës.

Nga partia demokratike mesazhet e tij do t’ia përcjellë kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.

Në takimin e së mërkurës do të jenë të pranishëm edhe dy deputetët jorida tabaku dhe gazmend bardhi. Agjenda e takimeve me përfaqësuesit e partive politike në opozitë do të mbyllet me kryetarin e partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›