E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Është e dyta herë që Erdogan bën mitingje të turpshme me xhamitë”, Gjinishi debaton me Hysën për Erdoganin

Teologu Ermir Gjinishi dhe historian Roald Hysa debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për praninë e presidentit turk Erdogan dhe rolit të Turqisë në drejtimin e xhamisë së Namazgjasë. Gjinishi u shpreh se është e dyta herë që Erdogan bën mitingje të turpshme me xhamitë, ndërsa Hysa u shpreh se shqiptarët kanë drejtuar Perandorinë Osmane 600 vjet.

Pjesë nga debati

Ermir Gjinishi: Është e dyta herë që Erdogani vjen në Shqipëri. Vizitën e parafundit vizitoi xhaminë e Et’hem Beut me kusht që Komuniteti Mysliman të mos jetë. Solli shqiptarëe dhe joshqiptarë  dhe bëri miting të turpshëm atëherë, që përsëritet sërish sot.

Roald Hysa: Nuk flitet kështu.

Ermir Gjinishi: Është komplet miting i turpshëm. Nuk mund të shoqërohet vizita e një presienti, ai mund të vizitojë kisha dhe xhami, por gjatë kohës që ai futet në xhami dhe jashtë ke 500 njerëz që valëvisin flamurin turk, unë nuk e kuptoj këtë pjesë. Ti si e kupton këtë pjesë?

Roald Hysa: Unë e kuptoj këtë pjesë. Ne 600 vjet ne kemi drejtuar Perandorinë Osmane.

Ermir Gjinishi: Ne kemi patur tre papë, por nuk i themi Vatikanit hajde në Shqipëri.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›