E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Është martesë e lumtur”, Eva Murati në Albano show: Besoj në Zot, jo në fe

Moderatorja e programeve sportive, Eva Murati ka qenë pjesë e shfaqjes Albano Show, këtë të premte.

Gjatë intervistës zhvilluar me Albano Bogdon, Murati është shprehur se refuzon të quhet, e të bëjë rolin e koketës, në programet televizive.

Duke e konsideruar lidhjen e sa me drejtimin e emisionit sportiv kushtuar Champions League në platformën Tring, një “martesë të lumtur”, 28 vjeçarja pohon se është e interesuar të drejtojë edhe emisione të tjera.

“Do të më pëlqente të drejtoja një emision artistik, ku të promovohen vlerat, karakteristikat artistike të shqiptarëve, pasuria jonë artistike“- është shprehur Murati.

Moderatorja bëri të ditur se beson në Zot, por jo në fe, duke refuzuar të japë përgjigje për besimin fetar, të cilit i përket.

Si pjesë e  imazheve kryesore të programeve artistike, Murati shprehet e bindur se fenomeni i drejtimit të emisioneve sportive nga vajzat, ka rritur vlerat e ekraneve televizive. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›