Është telefonuar nga Rama pasi hoqi dorë nga kandidimi për deputet? Flet Petro Koçi

Deputeti socialist, Petro Koçi surprizoi jo pak sot kur njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej nga kandidimi në 11 maj. Në një lidhje direkte me programin e drekës në News24, me Ola Brukon, Koçi tha se pavarësisht nga vendimi, ai do të kontribuojë në fushatën e socialistëve.
Ligjvënësi i PS tha se nuk kishte biseduar me kryeministrin, kur u pyet nëse nëse ishte telefonuar nga Rama pas bërjes publike të tërheqjes nga kandidimi, por pavarësisht kësaj insistoi se raportet e tij me kreun e qeverisë mbeten korrekte.
“Mjaft njerëz më kanë shprehur solidaritet. Nuk kam folur me Ramën, marrëdhëniet me të i kam të shkëlqyera”, tha ai.
Petro Koçi: Më kanë marrë mjaft njerëz, më kanë shprehur solidaritet. Nuk është e nevojshme të më marrë kryetari. Marrëdhëniet me kryetarin i kam të shkëlqyera, s’kam asnjë problematikë. Jam mirënjohës se pas 2008 u bë një përplasje jo e lehtë, mund të mos integrohesha më dhe mund të mos më jepeshin detyra të rëndësishme. Por nga 2009, 2011, ngjarjet e 21 janarit, fushatënm e 2013, zv/ministër i Mbrojtjes, më pas deputet. Nuk jam njeri që mendoj se PS më ka borxhe. Por ndoshta duhet të ishte gjetur një zgjidhje më e mirë sa i takon listave.