E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton: Dialog nga autoritetet

E premtja e largimit është quajtur dita e 11 e protestave në Egjipt. Anti qeveritarët kanë qëndruar sërish në shesh, për të kërkuar largimin e regjimit të presidentit Hosni Mubarak. Por edhe mbështetësit e këtij të fundit nuk janë dorëzuar, dhe kanë shprehur se janë të bindur për pranimin e regjimit aktual.

Ushtria e ka pasur të pamundur të ndalojë përplasjen e këtyre dy kampeve, duke sjellë sërish përplasje. Mediat lokale kanë deklaruar se deri në këto momente kanë mbetur disa të plagosur.

"Egjpti nuk do të jetë në asnjë mënyrë si Tunizia", ka deklaruar zëvendës presidenti egjiptian i cili ka pohuar gjithashtu se Mubarak nuk duhet të lërë vendin, ashtu siç bëri Ben Ali në Tunizi.

Ndërkohë që më herët Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, tha se është absolutisht qenësore që autoritetet e Egjiptit dhe opozita ta fillojnë dialogun menjëherë.
 

“I takon popullit të Egjiptit dhe qeverisë së Egjiptit që të ecin përpara së bashku. Eshtë absolutisht qenësore të shohim lëvizjen e nevojshme që njerëzit në Egjipt të ndjehen të sigurtë se ka një plan”, tha Eshton. Ajo i bëri këto komente para fillimit të samitit të BE-së në Bruksel.
 

Edhe kryeministri i Britanisë Dejvid Kamerun deklaroi para samitit se hapat e parë të qeverisë egjiptiane në drejtim të tranzicionit të premtuar kanë dështuar t`i plotësojnë aspiratat e njerëzve. Gjendja në Egjipt mbetet sërish e tensionuar pas 11 ditë protestash.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›