E Diel, 1 Nëntor 2026

Eskili, ky humbës i madh në italisht

 

Vepra publicistike e Ismail Kadaresë, e shkruar në vitet tetëdhjetë që mban titullin “Eskili, ky humbës i madh” sapo është hedhur në qarkullim me të njëjtin titull në gjuhën italiane nga shtëpia e re botuese “Controluce”.

Botuesi e ka prezantuar në kolanën “Refleksione” si vepër e Kadaresë, zërit shumë interesant poetik në nivel botëror. “Që Eskili ishte humbësi më i madh, jo vetëm ndër shkrimtarë, por ndër gjithë gjindjen humane, kjo tashmë dihej. Humbja e tij është e humbje e llojit të titanëve, po ashtu edhe e thesarit të tij. Kështu na shfaqet në dy dimensione: në dritë dhe në hije permanente”.

Me pak fjalë, ky është këndvështrimi sipas të cilit Ismail Kadare ka trajtuar veprën e autorit klasik të antikitetit. Humbja e Eskilit është imagjinuar në dimensionet e jetës së ballkanasve në luftëra dhe në festa, në dasma, në rite funebre dhe në vdekje. Me këtë vepër botuesi pohon se ajo çka Kadare dëshiron të na demonstrojë nga tragjedia ekskiliane është me vlerë dhe për ditët sot. Bëhet fjalë për drejtësinë dhe të drejtën si dy kategori të ndryshme. E para është e paprekshme, e pandashme, e paluajtshme, kurse e dyta jo. Me pak fjalë, mbrojtja e skajshme e të drejtës mund të provokojë padrejtësi të mëdha.

Me këtë vepër shkrimtari shqiptar i jep lexuesit edhe një instrument të nevojshëm për të kuptuar rrënjët e thella të politikës së ditëve tona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›