E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ethet e Nilit Perëndimor”, tjetër viktimë në Maqedoni

Në Maqedoni sot u regjistrua viktima e dytë që ndërroi jetë nga virusi i ashtuquajtur “Ethet e Nilit Perëndimor”.
Në Klinikën Infektive në Shkup mbrëmë ka ndërruar jetë një 84 vjeçare, e cila ishte hospitalizuar pranë kësaj klinike disa ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në gjendje të rëndë shëndetësore gjendet edhe një fëmijë 2 vjeçar, i cili gjithashtu është i infektuar nga ky virus.

“Fëmija akoma është në gjendje të rëndë dhe po bëhen përpjekjet maksimale për shërimin dhe nxjerrjen e tij nga kjo gjendje”, deklaroi dr. Valerija Kirova, specialiste nga Klinika Infektive.

Dy pacientë të tjerë tek të cilët gjithashtu është konstatuar ky virus gjenden në gjendje stabile shëndetësore dhe në përmirësim e sipër.
 

Ministria e Shëndetësisë theksoi se deri tani nuk ka indikacione për rritjen e rasteve të këtij virusi dhe se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur pacientë të paraqitur me simptome të këtij virusi vdekjeprurës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›