E Diel, 1 Nëntor 2026

Ethet e Nilit në Korçë, priten mjekë specialistë nga Tirana për rastin e konfirmuar

Mjeke specialist nga Tirana pritet të mbërrijë në Korçë për të vlerësuar nga afër rastin e 72-vjeçarit të prekur nga Ethet e Nilit.

I moshuari, banues në qytetin e Korçës, ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës dhe, sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Specialistet nga Tirana pritet të kryejë vlerësimin e pacientit dhe të përcaktojë vijimin e trajtimit dhe monitorimit të tij.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore pritet të marrin masa edhe për dezinfektimin e zonës ku dyshohet se 72-vjeçari është pickuar nga mushkonja.

Rasti i konfirmuar në Korçë vijon të mbetet nën monitorimin e strukturave shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›