E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ethet” e listës së PD-së, kryesia pritet të “vulosë” kandidatët, nisin akuzat dhe pakënaqësitë

Pas një ore Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë ditëve të fundit kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar takime me aleatët dhe është vendosur që ata të kenë 8 kandidatë në pjesën e sigurtë të listës.

Pasi ka mbyllur bisedimet me aleatët, Berisha përgjatë këtyre ditëve ka takuar drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar me ta kandidatët. Por vendet e sigurta në listë janë të pakta në numër, pasi 19 drejtues politikë është vendosur më herët që do të jenë të mbrojtur.

Pak orë para publikimit të listës së kandidatëve për deputet, në Partinë Demokratike kanë filluar akuzat për mënyrën si u ndërtua lista dhe tërheqjet nga kandidimi.

Dashnor Sula, deputet i Elbasanit në një postim në rrjetet sociale deklaroi se nuk do të jetë kandidat pasi ka mbështetur SPAK-un.

“Kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë,” mbyllet reagimi i Dashnor Sulës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›