Eti ekspozon për paqe
“Ciklin pëllumbat e paqes e kam prezantuar në shumë qendra kulturore të Evropës, po ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë Eti. Sipas tij, mesazhi i pëllumbit është si kontribut për paqe dhe ky është kontributi më universal i globit. Jetullah Haliti është shpërblyer me 20 çmime ndërkombëtare, në mesin e tyre ka fituar diplomën ‘Kalorësi i nderit”, në kuadër të Akademisë Evropiane të Arteve në vitin 1998 etj.
Kjo konferencë e rëndësishme, që është pjesë e "Iniciativës për Paqe në Ballkan" të lansuar nga Federata e Paqes Universale më 2006, do të organizohet me mbështetjen e Qeverise së Kosovës, do të zhvillohet në ambientet e hotel Sirius dhe në Ministrinë e Drejtësisë në datat 28 – 29 maj dhe do të ketë një përfaqësim të nivelit të lartë institucional.
Konferenca do të fokusohet në temën "Parimet dhe Praktikat për Sigurinë dhe Paqen e Qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan" dhe do të eksplorojë sesi kosovarët dhe komuniteti ndërkombëtar, të cilit ajo tashmë i përket, të mbështesin ndërtimin efektiv dhe paqësor të shtetit të ri të Kosovës, duke marrë në konsideratë vlerat universale të qeverisjes së mirë, edukimin për qytetarinë kombëtare dhe evropiane, zhvillimin njerëzor dhe rëndësinë e faljes, pajtimit dhe përfshirjes sociale në ndërtimin e një Kosove të zhvilluar dhe të begatë.