E Shtunë, 31 Tetor 2026

Etiketat e ushqimit te ndihmojne te humbesh peshe

A jane grate te vemendshme ndaj etiketave te ushqimeve qe konsumojne Shume pak edhe pse studimet tregojne se kur sheh mire etiketat mund te humbasesh peshe. Sigurisht vetem ne kete menyre mund te shohesh se sa kalori ka produkti qe po ble nese ka ngjyrues artificiale apo perberes qe rrisin tej mase kilet e teperta. Nje studim i fundit i kryer ne Milano tregon se shumica e grave te cilat ndjekin me vemendje etiketat kane me shume mundesi te humbasin kilet e teperta. Ne kete menyre ato jane te sigurta per produktet qe konsumojne ndryshe nga grate e tjera te cilat mjaftohen duke blere nje kos por harrojne se sa kalori ka ai produkt. Nga ana tjeter studimi tregon se ata qe kalojne kohe duke lexuar shpjegimet e etiketave jane me te favorizuar per sporte dhe aktivitet fizik ndersa ata qe i neglizhojne ato kane realisht pak shanse per tu holluar. Pra ketej e tutje kaloni me shume kohe ne super-market per te lexuar etiketat ne vend qe te fusni produkte qe pervecse ju shendoshin edhe mund tju rrezikojne jeten sidomos te semureve kronike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›