E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto kerkon falje

Tre dite pas goditjes me koke qe i dha Cesarit te Chievos ne fushen e lojes vjen edhe kerkesa per falje.

Sulmuesi kamerunez ka kerkuar falje nepermjet nje komunikate zyrtare per gjestin qe i kushtoi tre ndeshje pezullim.

Ky eshte teksti i plote i komunikates zyrtare

Deshiroj ti kerkoj falje te gjithe atyre personave te cilet u shokuan dhe u ofenduan nga gjesti im te dielen e kaluar ne Verona. I kerkoj ndjese te gjithe protagonisteve te asaj ndeshjeje arbitrit dhe te gjithe tifozeve te Interit dhe te futbollit. I kerkoj ndjese gjithashtu trajnerit dhe shokeve te ekipit te cilet do te luajne pa mua per tre ndeshje. Ne fund i kerkoj falje presidentit Massimo Moratti i cili gjithmone ka pasur besim tek une.

Inter do te apeloje skualifikimin prej tre ndeshjesh qe i eshte dhene Etoo dhe kjo komunikate mund te ndihmoje ne uljen e denimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›