E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është fat që jetojmë në kohën e tij

LIONEL ANDRES MESSI është emri i këtij njeriu që përgjithmonë në futboll do të shkruhet me shkronja të artë. Fantazisti argjentinas sot ka dhënë edhe një vule në futbollin botëror duke treguar se ndoshta me 25 vitet e tij ai është futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohrave.

As legjendari Gerd Mueller si “mbijetoj” fenomenit argjentinas duke bërë që për së gjalli të shoh në pleqëri thyerjen e rekordit të tij.

Me 2 golat e shënuar ndaj Betis, Lionel Messi bëhet futbollisti i parë që ka shënuar 86 gola brenda një viti kalendarik ndërsa rekordi mbahej nga legjenadri Mueller që kishte shënuar plot 85 gola.

Për jashtëtokësorin argjentinas ky është një nga shumë rekordet që i ka thyer në futboll evropian, spanjoll, dhe në skuadrën e Barcelonës.

Messi pas gjithë këtyre golave, spektakleve, mrekullive, që po i bën padyshim që mbetet favoriti kryesor për të fituar edhe Topin e Artë që do të ishte edhe një rekord, për tu bërë futbollisti i parë që e ka fituar 4 herë këtë çmim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›