E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Shqipëria nis eleminatoren kundër Rumanisë

Ka dëshiruar Francën në ndeshjen e parë për eliminatoret e Euro-2012, tekniku Josif Kuzhe, por ka gjetur Rumaninë, gjithsesi skuadra e dytë në letër më e fortë e grupit. është përcaktuar tashmë kalendari me datat e ndeshjeve të kombëtares Shqiptare, në fushatën për kualifikueset në kampionatin e ardhshëm evropian. Kuqezinjtë do të nisin aventurën e tyre me transfertën në Rumani në 4 Shtator 2010, ndërsa 4 ditë më pas, në 8 Shtator, do të luajnë në Tiranë kundër Luksemburgut.

Dy ndeshje radhazi në shtëpi për Kuzhe dhe Shqipërinë, që një muaj më pas, në 9 tetor do të luajnë kundër Bosnje Herzegovinës. Kombëtarja jonë do të udhëtojë në Bjellorusi në 13 Tetor dhe këto dy sfida mund të jenë shumë të rëndësishme për shpresat e Shqipërisë, për një rezultat premtues në këto eliminatore. Në 26 mars 2011, Bjellorusia do të rikthejë vizitën në Tiranë, ndërsa më pas dy datat: 30 Marsi dhe 4 Qershori 2011 do të jenë pushim për skuadrën e kroatit Kuzhe.

Ndeshjet për Shqipërinë, rinisin në 8 qershor në transfertë kundër Bosnje Herzegovines, ndërsa në 3 shtator në Tiranë vjen Franca, që është edhe kundërshtari më i fortë në Grupin e kuqezinjve. Pas Francës, kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Luksemburgut katër ditë më pas, ndërsa dy ndeshjet e fundit do të jenë një test më shumë se impenjativ për Shqipërinë, që duhet të shpresojë se deri atëherë do të ketë vendosur objektivat e saj. France – Shqiperi do të luhet në 8 Tetor 2011, ndërsa sfida e fundit eliminatore, mbyllet me Rumaninë në Tiranë në 12 Tetor.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›