Euro 2012 nuk lejohet duhani

UEFA do të ndalojë pirjen e duhanit në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2012. Një vendim i paprecedent ky me objektivin për të ndërgjegjësuar tifozët për lidhjen që ekziston mes sportit dhe shëndetit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur në një komunikatë se UEFA do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha stadiumet e Polonisë dhe Ukrainës që do të mirëpresin ndeshjet e kampionatit europian.
“Një kampionat europian pa tym do të ndikojë për mirë në shëndetin e spektatorëve dhe personave që janë të implikuar në kompeticion”, tha Michel Platini, presidenti i UEFA-s.
Zsuzsanna Jakab, drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, theksoi se “duhani vret dhe shkakton sëmundje të rënda”.
“Ndalimi i duhanit në stadiumet e Euro 2012 nuk i heq bukurinë futbollit, por bën që turneu të jetë më i sigurtë për personat e përfshirë në të dhe ndihmon Poloninë për t’i bërë ballë një problemi të madh shëndetësor”, shtoi Eva Kopacz, ministrja e shëndetësisë së polonisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Kombëtarja, largohet Kuzhe
Josip Kuzhe ka vendosur së bashku me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, që të mos jetë më tekniku i përfaqësueses kuqezi. Ranieri: Inter, vazhdo kështu
Claudio Ranieri, trajneri i Interit, ka festuar ditëlindjen e tij të 60 ditën e sotme në një ambjent të gëzueshëm mes futbollistëve edhe për shkak të fitores që klubi italian arriti ndaj Lilës në Ligën e Kampioneve. Liga e Kampioneve, "të mëdhatë" nuk zhgënjejnë
Fitojnë të gjitha të mëdhatë edhe në ditën e dytë të ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kampioneve. Milani ka mundur Bate Borisovin në San Siro me rezultatin 2-0. Merkato, Reali synon dyshen Van Persi-Abidal
Ndonëse duhen edhe tre muaj që tregu i futbollistëve të rihapet përsëri, emra të mëdhenj kanë filluar të qarkullojnë ndërkohë midis interesave të klubeve. Kupa e Shqipërisë, luhen ndeshjet e para në grupe
U luajtën sot ndeshjet e para në grupe për Kupën e Shqipërisë, ndërsa rezultatet prodhuan pak surpriza, me pothuajse të gjithë të mëdhatë që arritën të fitojnë.
Lajmet kryesore
Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
Topi: Vizion i ri në politikë