Euro 2025 në RTSH: Suedia sfidon Anglinë për një vend në gjysmëfinale

Suedia dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut në një sfidë që vlen një “biletë” për në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të vajzave, Zvicër 2025. Çerekfinalja e sotme do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar në orën 21:00.
Anglia është kampionia në fuqi e Europës dhe përballë Suedisë synon gjysmëfinalen e tretë radhazi në historinë e turneut. Anglia u mposht nga Franca në ndeshjen e parë në Euro 2025, por më pas mposhti Holandën dhe Uellsin dhe siguroi vendin e dytë në Grupin D.
Suedia dominoi grupin C, duke koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura, duke kaluar me sukses Gjermaninë, Poloninë dhe Danimarkën.
Formacionet e mundshme:
Suedia: Falk; Holmberg, Björn, Eriksson, Andersson; Angeldahl, Zigiotti Olme; Rytting Kaneryd, Asllani, Rolfö; Blackstenius
Anglia: Hampton; Bronze, Williamson, Carter, Greenwood; Toone, Walsh, Stanway; James, Russo, Hemp