Euro News: Ballkani në planet e SHBA-së për raketat
Sipas “Euro News”, vendet më të mundshme për ndërtimin e këtij sistemi janë Turqia ose njëri nga shtetet e tjerë të Ballkanit.
Ndërkohë, kryeministri çek Jan Fisher deklaroi sot se presidenti amerikan Barak Obama e kishte informuar se Uashingtoni nuk do të ndërtojë një sistem për mbrojtjen nga raketat në Evropën Lindore.
Gazeta "The Wall Street Journal" raporton sot se Obama ka në plan ta anulojë një sistem radarësh në Republikën Çeke dhe një bazë për interceptimin e raketave në Poloni. Edhe agjencia e lajmeve "Reuters" citon zyrtarë polakë të kenë thënë se kanë marrë njoftime të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara.
Sistemi i mbrojtjes nga raketat fillimisht u propozua nga ish-Presidenti Xhorxh Bush, i cili tha se do ta mbronte rajonin nga një sulm i mundshëm raketor nga Irani.
Por, gjeneral i marinës amerikane dhe zëvendësshefi i Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, James Cartëritght, kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara e kanë mbivlerësuar se sa pranë ndërtimit të një sistemi raketash balistike me rreze të gjatë veprimi është Irani.