Euro U-17 për vajza, Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë.
Trajnerja Cyme Lulaj ka bërë publike listën me 20 lojtare që do të përfaqësojnë Shqipërinë në sfidat ndaj Kosovës, Irlandës dhe Azerbajxhanit.
Kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë përgatitjet në Durrës, ndërsa ndeshjen e parë do ta luajnë më 28 shtator, ndaj Kosovës, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 15:00.
Në të njëjtin stadium do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të grupit. Më 1 tetor, Shqipëria do të përballet me Irlandën, në orën 15:00, ndërsa më 4 tetor do të luajë ndaj Azerbajxhanit, në orën 12:00.
Edhe ndeshjet e tjera të grupit do të zhvillohen në Shqipëri, në stadiumin “Egnatia Arena”.
Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj, bën pjesë në Ligën B dhe synon vendin e parë në grup, që do t’i mundësonte ngjitjen në Ligën A për raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit të vajzave.
/gj.m/r.e/a.f/