E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euro vijon zhvlerësimin, e nis shtatorin poshtë 100 lekëve

Muaji shtator e ka gjetur monedhën europiane poshtë nivelit të 100 lekëve. Të dhënat nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se euro po këmbehet për 99.81 lekë, ndonëse disa pikë përqindje më lartë se fundi i gushtit.

Në blerje kjo valutë po këmbehet edhe më poshtë për 99.46 lekë, ndërsa në shtije për 100.20 lekë, shkruan A2.

Krahasuar me fillim shtatorin 2023 euro është zhvlerësuar pothuajse me 9 pikë përqindje, raporton A2.

Në të njëjtën situatë ndodhen dhe valutat e tjera që qarkullojnë në treg si dollari amerikan paundi britanik por dhe franga zviceriane.

/a.r

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›