Eurogrupi pritet të miratojë dy këstet e kredisë për Greqinë
Eurogrupi pritet të miratojë sot dy këstet e radhës, me vlerë të përgjithshme 7,4 miliardë euro për Greqinë.
Ministrat e financave të Eurozonës, do të shqyrtojë raportin e Trojkës, raport i cili më pas edhe do të miratohet.
Vendimi i Eurogrupit pritet të jetë unik pasi nuk ka kushte të tjera për tu përmbushur nga Greqia me qëllim që të jepen të dyja këstet.
Gjithashtu, ministrat e financave të Eurozonës do të diskutojnë sot edhe për raportin e Trojkës mbi larjen e parave në Qipro.
Diskutimi gjykohet deciziv, para disbursimit të këstit me vlerë 3 miliardë euro të kredisë për Qipron.