E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euroja arrin nivelin më të ulët historik ndaj lekut

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, euro ka regjistruar nivelin më të ulët përballë lekut në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet me 99.86 lekë duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit.

Pozita në rënie ka regjistruar edhe franga zvicerane, ndërsa paundi britanik është forcuar me 0.38 lekë.

Blerjet e eurove në treg edhe pse në nivel më të larta se një vit më parë nga Banka e Shqipërisë duket se nuk kanë mundur që të mbajnë euron mbi nivelin e 100 lekëve.

Por presionet e sezonit rezulltojnë më të forta gjatë këtij viti. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e turistëve të huaj vetëm për pjesën e parë të vitit.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.42 -0.05
Euro EUR 99.86 -0.09
Poundi Britanik GBP 117.04 +0.38
Franga Zvicerane CHF 105.41 -0.01
Jeni Japonez (100) JPY 61.87 -0.20
Dollari Australian AUD 60.36 +0.02
Dollari Kanadez CAD 66.57 -0.08
Korona Suedeze SEK 8.68 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.48 0.00
Korona Daneze DKK 13.38 -0.01
SDR SDR 122.15 -0.06
Ari(OZ 1) XAU 224927.03 +1,522.99
Argjend(OZ 1) XAG 2536.80 -13.99
Juani Kinez (onshore) CNY 12.75 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.75 +0.01
Lira Turke TRY 2.72 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›