E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari dobësojnë pozitat ndaj lekut

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor, leku ka vijuar të forcojë pozitat në këmbim me euron dhe dollarin amerikan.

Monedha e gjelbër amerikane dhe ajo e përbashkët europiane kanë humbur sërish pikë të enjten, në tregun e brendshëm valutor, duke shënuar nivelet më të ulëta në këto vitet e fundit, por brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten dollari amerikan u këmbye me 82,56 lekë ose 0,08 lekë më pak se një ditë më parë dhe euroja ka humbur 0,11 lekë duke u këmbyer në kuotën e 94,03 lekëve.

Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit. Por sipas aktorëve të tregut, forcimi i pozitave të lekut ka ardhur edhe si rezultat sezonit turistik ku është shtuar ndjeshëm oferta në valutë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.56 -0.08
Euro EUR 94.03 -0.11
Poundi Britanik GBP 109.39 +0.04
Franga Zvicerane CHF 101.93 -0.13
Jeni Japonez (100) JPY 50.76 -0.16
Dollari Australian AUD 56.88 +0.02
Dollari Kanadez CAD 58.06 +0.01
Korona Suedeze SEK 8.47 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.30 -0.04
Korona Daneze DKK 12.58 -0.01
SDR SDR 111.96 -0.12
Ari (OZ 1) XAU 328579.72 -3,318.22
Argjendi (OZ 1) XAG 4783.53 -51.82
Juani Kinez (onshore) CNY 12.15 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.14 -0.03
Lira Turke TRY 1.77 0.00

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›