E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Euroja, dollari dhe paundi zhvlerësohen përballë lekut

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Monedhat e huaja, dollari amerikan, euroja dhe paundi britanik humbën terren këtë të hënë në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa franga zvicerane u forcua.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 90.14 lekë, duke humbur 0.41 pikë. Një euro u këmbye me 98.27 lekë, ose 0.05 lekë më pak se një ditë më parë.

Paundi britanik u këmbye të hënën me 116.89 lekë, ose 0.01 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.09 lekë duke u këmbyer me 104.41.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.14 -0.41
Euro EUR 98.27 -0.05
Poundi Britanik GBP 116.89 -0.01
Franga Zvicerane CHF 104.41 +0.09
Jeni Japonez (100) JPY 59.39 +0.11
Dollari Australian AUD 59.42 0.00
Dollari Kanadez CAD 64.81 -0.17
Korona Suedeze SEK 8.45 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.22 +0.01
Korona Daneze DKK 13.18 0.00
SDR SDR 120.00 -0.58
Ari(OZ 1) XAU 247028.67 -1,576.36
Argjend(OZ 1) XAG 2949.83 -13.54
Juani Kinez (onshore) CNY 12.70 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.70 0.00
Lira Turke TRY 2.63 -0.01

j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›