Euroja humb terren në kursin e këmbimit me lekun

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Euroja humbi terren gjatë javës 17- 22 shkurt në kursin e këmbimit me lekun. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua lehtë në raport me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor, gjatë kësaj jave një dollar këmbehej të hënën me 94,47 lekë dhe në fundjavë me 94,49 lekë.
Ndërsa një euro u këmbye këtë të shtunë me 88,95 lekë, duke shënuar një rënie me 0,08 lekë krahasuar me fillim javën ku regjistroi vlerën 99,03 lekë.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shprehen se, zgjerimi i investimeve dhe rritja e të ardhurave nga turizmi, krahas mbështetjes të trendit në rritje të ekonomisë kanë ndikuar edhe në shtimin e flukseve hyrëse të valutës.
Banka e Shqipërisë mbështet një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku kërkesë oferta orienton ecurinë e tregut valutor.
Sipas tyre, ecuria e kursit të këmbimit valutor varet nga kërkesë oferta në treg dhe ndryshimet që kanë ndodhur reflektojnë zhvillimet reale pozitive në ekonominë shqiptare.
Ndërkohë që forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit në objektivin prej 3% të Bankës Qendrore, shprehen ekspertët.
/e.xh/ /a.g/