E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euroja këmbehet me 100 lekë prej dy muajsh

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane, për gati dy muaj është stabilizuar duke u pozicionuar në kufijtë e 100 lekëve ndërsa ka pësuar luhatje minimale.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësojë dobësim të mëtejshëm në muajt në vijim, e nxitur nga flukset turistike që priten gjatë verës.

Ardhja e më shumë turistëve në vend nënkupton më shumë valutë në tregun vendas  dhe së fundmi kësaj tendence i është shtuar edhe fakti që euroja është dobësuar në tregun ndërkombëtar  si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve në Europë.

Sipas BSH-së, euroja rezulton gati 13 pikë më e ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur është këmbyer me 112 -113 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›