E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroja në nivelin më të ulët historik në raport me lekun

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ Euroja e ka nisur javën në rënie ndaj lekut, duke shënuar një rekord të ri historik në tregun valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94,3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, euroja është zhvlerësuar me 2,6% kundrejt lekut, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rënia e kursit ka arritur në 3,8%.

Gjithashtu humbje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan, që këmbehet sot me 82,30 lekë ose 0,12 lekë më pak se në fundjavë.

Paundi britanik këmbehet me 108,83 lekë duke zbritur me 0,24 lekë dhe franga zvicerane ka pësuar një rënie të fortë me 0,40 lekë duke u këmbyer sot me 101,92 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.30 -0.12
Euro EUR 94.30 -0.18
Poundi Britanik GBP 108.83 -0.24
Franga Zvicerane CHF 101.92 -0.40
Jeni Japonez (100) JPY 50.88 -0.24
Dollari Australian AUD 57.61 -0.23
Dollari Kanadez CAD 58.08 -0.21
Korona Suedeze SEK 8.58 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.50 0.00
Korona Daneze DKK 12.62 -0.02
SDR SDR 111.88 -0.16
Ari (OZ 1) XAU 346157.92 +2,998.13
Argjendi (OZ 1) XAG 5466.70 +97.71
Juani Kinez (onshore) CNY 12.15 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.15 +0.01
Lira Turke TRY 1.77 -0.01

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›