E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euroja në rënie për të dytën ditë radhazi

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, për të dytën ditë me radhë, monedha europiane shënoi rënie, ndërsa dollari amerikan forcoi lehtë pozitat në këmbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 100.27 lekë, ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 93.28 lekë, ose 0.01 lekë më shumë.

Në pozita të kundërta janë këmbyer sot edhe monedha britanike dhe franga zvicerane. Respektivisht paundi britanik është forcuar me 0.26 lekë dhe këmbehet me 118.75 lekë dhe franga zvicerane zbriti me 0.02 lekë në kuotën 104.01 lekë.

Aktorët e tregut vlerësojnë se, fluksi i lartë i turistëve që nënkupton më shumë valutë në tregun vendas dhe zhvlerësimi i monedhës europiane si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve kanë ndikuar në dobësimin e euros.

Ndërkohë, gjatë muajve të verës, kalendari i ndërhyrjeve të Bankës Qendrore në tregun valutor vendas parashikon një shtim të tyre në muajt qershor dhe korrik.

Në muajin qershor janë planifikuar tre ndërhyrje për blerje eurosh në tregun valutor, ndërsa në muajin korrik po tre ndërhyrje, me vlera 5-10 milionë euro.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 93.28 +0.01
Euro EUR 100.27 -0.02
Poundi Britanik GBP 118.75 +0.26
Franga Zvicerane CHF 104.01 -0.02
Jeni Japonez (100) JPY 59.34 -0.14
Dollari Australian AUD 61.52 +0.06
Dollari Kanadez CAD 67.74 +0.03
Korona Suedeze SEK 8.89 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 8.73 +0.04
Korona Daneze DKK 13.44 0.00
SDR SDR 124.63 +0.01
Ari (OZ 1) XAU 214843.43 +676.86
Argjendi (OZ 1) XAG 2720.21 -47.96
Juani Kinez (onshore) CNY 12.86 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.83 -0.01
Lira Turke TRY 2.90 +0.03

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›