E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Euroja, rekord të ri zhvlerësimi

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër zhvlerësim në këmbim me lekun, në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 98,29 lekë, ose 0,02 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros që prej fillimit të vitit. Dollari amerikan ka zbritur në nivelin 90,45 lekë, ose 0,28 lekë më pak. Paundi Britanik ka humbur 0,25 lekë dhe këmbehet me 117,51 lekë. Në pozita zhvlerësimi këmbehet sot edhe franga zviceran, që ka humbur sot 0,12 lekë duke u kuotuar në nivelin 104,54 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 90.45 -0.28
Euro EUR 98.29 -0.02
Poundi britanik GBP 117.51 -0.25
Franga zvicerane CHF 104.54 -0.12
Jeni japonez (100) JPY 59.36 +0.03
Dollari australian AUD 59.38 -0.30
Dollari kanadez CAD 64.98 -0.22
Korona suedeze SEK 8.46 -0.06
Korona norvegjeze NOK 8.24 -0.05
Korona daneze DKK 13.18 +0.01
SDR SDR 120.26 -0.22
Ari (OZ 1) XAU 251365.50 -1,118.85
Argjendi (OZ 1) XAG 3028.18 -74.79
Juani kinez (onshore) CNY 12.71 -0.03
Juani kinez (offshore) CNH 12.69 -0.03
Lira Turke TRY 2.65 0.00

/r.e/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›