E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Fenerbahce “perfekte”, Dubai pëson humbjen e parë sezonale në Stamboll

Fenerbahce ka mposhtur 76-66 Dubain në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Euroligës në basketboll për meshkuj.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar dhe plot emocione. Turqit nisin mirë ndeshjen dhe fitojnë periodën e parë me rezultatin 26-14. Dubai reagon në periodën e dytë, duke fituar 25-16. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet me rezultatin 13-12 për vendasit.

Fenerbahce nis shkëputjen në periodën e fundit të cilën e fiton 21-15 dhe gjithë takimin me rezultatin 76-66.

Fenerbahce siguron fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Dubai pëson humbjen e parë në këtë sezon të Euroligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›