E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH/ Hapoel Tel Avivi përmbys Virtus Bolonjën

Pas shtatë fitoreve radhazi në kampionatin vendas dhe në Euroligë, seria e sukseseve të Virtus Bolonjës mori fund në Sofje, ku skuadra italiane u mund me rezultatin 90–81 nga Hapoel Tel Avivi.

Pjesa e parë e sfidës së transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport është fituar nga Bolonja me rezultatin 48-36.

Izraelitët rritën ritmin në pjesën e dytë, duke përmbysur avantazhin prej 12 pikësh që ekipi i trajnerit Mumbrú kishte krijuar, duke fituar ndeshjen me rezultatin 90-81.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›