Euroliga në RTSH: Olympiakos rifiton kuotat në renditje

Olimpiakos ka rritur të fitojë bindshëm përballë Dubait 86-67 në një ndeshje që nuk u diskutua asnjëherë nga skuadra greke në pallatin e sportit te Pireut.
Fillimi ishte me shumë pikëpyetje teksa të dy skuadrat vinin me mungesa, por duket se në krahun e Dubait rezultuan më fatale. Ylli skuadrës, Xhanan Musa me dëmtimin në gju pritet të mungojë gjatë, ndërsa për Olimpiakos mundoi Fornier dhe Ëalkup, dy lojtarë të formacionit të parë.
Takimi nisi menjëherë me avantazhine e vendasve teksa Vezenkov arriti menjëherë të marrë mbi supe skuadrën në sulm. Por e gjithë pjesa e parë ishte e diskutueshme për të dy ekipet edhe pse Olimpiakos e krijoi avantazhin me 2 shifra.
Në periodën e tretë, sapo nisi loja pas pushimit, menjëherë shkëputja ishte aq sa Olimpiakos të mos e vinte më në diskutim duke e mbajtur me 16 pikë avantazhin për një periudhë të gjatë, ndërsa në periodën e katërt ky avantazh kaloi në mbi 20 pikë.
Minutat kalonin dhe Dubai thjesht dorëzohej, ndërsa Bartzokas, trajneri i Olympiakos e zëvendësoi Vezenkovin i cili e kishte kryer detyrën me 25 pikë dhe 11 topa në tabelë e duke mos luajtur në periodën e katërt. Me këtë fitore Olimpiakos ngjitet në vend të 4-ët ndërsa Dubai zbret në vend të parafundit .