E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH: Panathinaikos fiton dhe merr kreun

Java e pestë e Euroligës së basketbollit u mbyll me një përballje klasike mes Anadolu Efes, skuadër turke e Stambollit, kundër Panathinaikos, skuadër greke e Athinës. Si gjithmonë dueli prodhoi shume tension aq sa u dhanë edhe dy faull teknikë.

Në fillim Efes e nisi me këmbën e mbarë duke marrë avantazhin deri në 6 pikë, por shpejt do dëmtohej shqiptari Osmani në shpatull e nuk do kthehej më në lojë. Minutat kalonin dhe Efes nisi të humbasë forcën e fillimit dhe Panathinaikos e ktheu rezultatin me nje parcial 10-0.

Më tej nis të shënojë Larkin dhe loja e Efes u bë më e shpejtë dhe falë një parciali 11-3 arrijnë të ekuilibrojnë. Por brenda pjesës së parë Efes humbet edhe Papajanis me një dëmtim edhe më serioz që e bën qendrën greke të largohet mes lotësh. Pjesa e parë përfundon me vetëm 1 pikë avantazh për Panathinaikos.

Në pjesën e dytë pas pushimit për Efes nisin gabimet e njëpasnjëshme, sidomos nga Dozier dhe Panathinaikos nis të ndërtojë një avantazh me 2 shifra. Më tej në periodën e katërt ky avantazh arrin deri në mbi 20 pikë. Por pikërisht këtu kur Efes nuk kishte me çfarë të humbiste me 3 trepikësha rresht kthehet në lojë dhe arrin ta ul deri në 12 pikë.

Ky do të ishte vetëm një iluzion i përkohshëm pasi Ergin Ataman, trajneri  i Panathinaikos, provon një skuadër shtatshkurtër dhe funksionon duke e kaluar edhe një herë në kuota të sigurta për ta fituar këtë ndeshje.

Lojtari më i dalluar ishte Cedi Osman për Panathinaikos që shënoi 29 pikë duke përfshirë 6 trepikësha në 33 minuta aktivizim. Me këtë fitore Panathinaikos merr vendin e parë përkohësisht, ndërsa Efes zbret në vend të 16-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›