E Diel, 1 Nëntor 2026

Euroliga në RTSH/ Panathinaikos, shumë i fortë për Parisin

Ka startuar ditën e sotme sezoni i ri në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Sfida Panathinaikos-Paris, u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Grekët kanë nisur me fitore sezonin e ri, duke donimuar sfidën ndaj francezëve, të cilën e fituan me rezultatin 91-72.

Panathinaikos dominoi periodën e parë dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin 42-31. Vendasit menaxhuan avantazhin në pjesën e dytë dhe fituan gjithë takimin me rezultatin 91-72.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›