Euroliga në RTSH: Panathinaikos vazhdon serinë e fitoreve

Panathinaikos vazhdon nisjen perfektë, pesë fitore radhazi, së fundmi mposhti Partizanin e Beogradit me rezultatin 72-55. Trajneri aktual i skuadrës greke, Zeljko Obradovic bëri një rikthim emocional për t’u përballur me ish-klubin e tij.
Obradovic u duartrokit në këmbë nga tifozët e flaktë të Partizanit. 66-vjeçari, i cili e udhëhoqi Partizanin drejt titullit të vetëm në EuroLeague në vitin 1992, pa ekipin e tij aktual Panathinaikos të dominonte me efikasitet të pamëshirshëm.
Gjithçka ishte e lehtë për Obradovicin dhe lojtarët e tij në një atmosferë të zjarrtë, pasi Nigel Hayes-Davis udhëhoqi miqtë me 14 pikë, ndërsa Juancho Hernangomez shtoi 10.