Europa League, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm të fazës play-off

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ “Egnatia” ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm në fazën play-off të UEFA Europa League.
Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion rezervoi për kampionët e Shqipërisë një përballje me skuadrën norvegjeze “Lillestrøm”, nëse rrogozhinasit arrijnë të kalojnë me sukses irlandezët e “Shamrock Rovers” në raundin e tretë të kompeticionit.
Në rast kualifikimi, “Egnatia” do të zhvillojë ndeshjen e parë më 20 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në transfertë më 27 gusht.
/gj.m/j.p/r.e/