E Hënë, 2 Nëntor 2026

Europiani U20 edhe për Edison Gjonin

Krahas Shqipërisë për vajza në Kampionatin Europian të moshës deri në 20 vjeç në basketboll për vajza, që është duke u zhvilluar në Miskolc të Hungarisë, në të njëjtin aktivitet është duke arbitruar dhe gjyqtari ndërkombëtar, Edison Gjoni. Deri më tani është emëruar për të arbitruar ndeshje me shumë rivalitet në fazën e grupeve, ndërsa i është besuar dhe gjysmëfinalja Hungari – Bullgari.

Sakaq Gjoni ka arbitruar finalen e Kampionatit Europian U-16 për djem, Divizioni C, Andorra – Luksemburg, si dhe finalen e Kampionatit Europian U-18 për djem, Divizioni C, Qipro – Luksemburg. E në këtë mënyrë plotësohet suksesi i Edison Gjonit në arenën ndërkombëtare, si dhe i Federatës Shqiptare të Basketbollit për arbitrat që paraqet në Europë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›