Eurovizion 2026/ Vjenë, shkëlqim kuqezi, flamuri shqiptar valvitet në Wiener Stadthalle

Mes dritave verbuese dhe atmosferës elektrizuese të Wiener Stadthalle, një simbol ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve sonte: Flamuri Kuqezi. Gjatë gjysmëfinales së dytë të Eurovizion 2026, ngjyrat e Shqipërisë janë valëvitur me një krenari të veçantë.
Në zemër të “Dhomës së Gjelbër”, aty ku rrahjet e zemrës shtohen për çdo delegacion, flamuri shqiptar në arenën e spektatorëve ka krijuar një emocion të fortë. Valëvitja e tij është një mesazh i qartë i pranisë së fortë të kulturës dhe pasionit shqiptar në këtë jubile të 70-të të festivalit evropian.
Në arenën e madhe të Vjenës, ku muzika bashkon popujt, simboli kuqezi ka dëshmuar sërish se mbetet një element i pandashëm i magjisë dhe identitetit tonë në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.
View this post on Instagram
/rtsh.al/