E Diel, 1 Nëntor 2026

“Evakuim i menjëhershëm”, Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin e rëndësishëm, zona me rrezikun më të lartë

Në zbatim të: * Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” * Planit Kombëtar të Emergjencave Civile * Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të: Bashkisë Vlorë Njësisë Administrative Novoselë Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me: * Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) * Prefektin e Qarkut përkatës * Strukturat e Emergjencave Civile në bashki Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren. Prioritet në procesin e evakuimit kanë: * Fëmijët * Të moshuarit * Personat me aftësi të kufizuara * Familjet në zona të izoluara Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga: * Mjetet e Bashkisë * Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) * Forcat e Armatosura MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me: * Policinë e Shtetit * Njësitë e kujdesit shëndetësor * Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet: * Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm * Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore * Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›