E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuohet ambasada e Ukrainës në Uashington

Ambasada e Ukrainës në Uashington u evakuua pas zbulimit të një objekti të dyshimtë pranë hyrjes së sektorit konsullor.

Lajmi u bë i ditur nga i ngarkuari me punë i Ukrainës, i cili njoftoi gjithashtu se zona përreth ndërtesës u bllokua.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë amerikane dhe një ekip ekspertësh për lëndët shpërthyese. Pas kontrolleve të nevojshme, autoritetet konstatuan se objekti nuk përbënte rrezik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›