Evazioni fiskal në Tiranë, biznesi që tregtonte produkte blegtorale kishte fshehur 10 milionë euro të ardhura

Një biznes në periferi të Tiranës, që tregtonte produkte blegtorale, u zbulua se kishte fshehur plot 10 milionë euro të ardhura gjatë dy viteve të fundit. Zbulimi erdhi pas një operacioni të përbashkët të Task-Forcës së Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas njoftimit nga Administrata Tatimore, kontrolli zbuloi se subjekti tregtonte produkte pa fatura tatimore dhe pas një hetimi më të thelluar, u konstatua evazioni fiskal.
Autoritetet kanë theksuar se do të ketë “zero tolerancë” për raste të tilla. Ata u bëjnë thirrje subjekteve ekonomike të zbatojnë ligjin dhe i inkurajojnë qytetarët të denoncojnë çdo abuzim që lidhet me sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut.
/rtsh.al/