E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa e re, Rusia e vjeter

Nga Robert Kagan*
Rusia dhe Bashkimi Evropian jane gjeografikisht fqinje. Por, gjeopolitikisht ata jetojne ne shekuj te ndryshem. Nje Bashkim Evropian i shekullit te 21-te, me ambiciet e tija fisnike per te kapercyer politikat e forces dhe per te ngritur nje rend te mbeshtetur mbi ligjet dhe institucionet, perballe nje Rusie, e cila sillet si nje fuqi tradicionale e shekullit 19-te. Te dyja jane formuar nga historite e tyre. Fryma mbinacionale dhe juridike e BE-se eshte nje pergjigje ndaj konflikteve te shekullit 20-te, kur nacionalizmi dhe politikat e forces shkaterruan dy here kontinentin. Por Rusia e Vladimir Putinit, ashtu sic ka verejtur Ivan Krastev, pjeserisht eshte duke u drejtuar permes perceptimit te deshtimit "te politikave post-nacionale" pas shembjes se Bashkimit Sovjetik. Ankthi i Evropes jane vitet 1930; ankthet e Rusise jane vitet 1990. Evropa e shikon pergjigjen ndaj problemeve te veta ne kapercimin e shteteve-komb dhe pushtetit te tyre. Per ruset, zgjidhja eshte ne restaurimin e tyre.
Pra, cfare do te ndodhe kur nje entitet i shekullit 21-te do te perballet me sfiden e nje fuqie te shekullit 19-te? Konturet e konfliktit tashme jane shfaqur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›