E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa reagon e dyzuar ndaj protestave ne boten arabe

Ajo qe per vite me radhe dukej e pamundur eshte bere realitet. Populli ne boten arabe nuk ka me frike nga sundimtaret e tij. Njerezit sfidojne dhunen dhe luftojne me guxim te patrembur per te drejtat e tyre madje edhe me cmimin e masakres sic po ndodh tani ne Libi. Me nje shpejtesi te papare fryma e revolucionit kaloi nga Tunizia ne Egjipt duke perfshire gjithnje e me shume vende arabe. Sinjali i nje te ardhmeje ndryshe tingellon fare prane dhe kuptohet si nje shenje e ndryshimit. Dhe ndryshimi eshte i mundshem vetem nga forca e brendshme.

Momente historike

Ne Afriken e Veriut dhe Lindjen e Afert keto momente jane historike - dhe Evropa si fqinji i drejtperdrejte po degradon gjithnje e me shume ne nje spektatore. Nuk te cudit qe evropianet ne kete situate duken si te pagoje dhe te mbilodhur. Demokracia dhe liria- jane vlerat e tyre baze per kete ata duhet te mbajne qendrim edhe ne boten pertej kufijve evropiane. Ne te njejten kohe ata bashkepunojne me shume sundimtare autoritare per shkak te llogarive ekonomike dhe realpolitikes.

Regjimi kunder se drejtes i diktatorit Muamar el Gaddafi lejon ushtrine dhe policine te qelloje mbi popullin e vet. Por po i njejti regjim kujdeset qe shtetet evropiane te mbrohen nga valet e shtuara te refugjateve. Madje me furnizimet e majme me nafte ai ka nje kontribut jo te vogel qe evropianet te mbushin cdo dite makinat me benzine dhe te mos ngrijne ne dimer.

Jo vetem per shkak te potencialit per shantazh ngurojne evropianet te dalin hapur kunder diktatorit libian apo diktatoreve te tjere. Ata as nuk dine se cilat forca te reja politike mund te mbeshtesin. Aktiviste demokrate pro-perendimore apo te njejtat forca qe vetem para pese vitesh dogjen konsullatat evropiane per shkak te zemerimit per karikaturat e profetit Mohamed. Pyetja tjeter - a mund te kete ne keto ceshtje vija ndarese

Levizjet e protestes jane shumeplaneshe

Jo ato nuk jane te mundura. Levizjet e protestes jane po aq shumeplaneshe dhe te komplikuara si shoqerite arabe ne teresi. Gjithkund protestat drejtohen kunder sundimit arbitrar gjithkund degjohen thirrje per demokraci. Por ato pjeserisht jane te perziera edhe me konflikte fetare dhe rivalitete mes fisesh. Brenda tyre jane gjenden krahas aktivisteve liberale metropolitane edhe te majtet nacionalistet dhe perkrahesit e islamit politik meditesit dhe te rinjte e zhgenjyer te zonave te varfra. Kategorite pro dhe kunder apo antiperendimore te cojne ne qorrsokak. Edhe perfundimi i protestave eshte i paparashikueshem dhe i painfluencueshem nga jashte.

Megjithate orientimi me i forte i politikes evropiane te fqinjesise drejt mbeshtetjes se demokracise eshte i drejte po ashtu edhe fjalet e qarta kunder diktatoreve. Duhet thene se evropianet levizin ne nje korsi te ngushte. Jo vetem tiranet e vene me shpatulla pas muri por edhe shume aktiviste arabe pro demokracise sinjalizojne qarte se eshte i padeshirueshem ndikimi nga jashte. Evropa duhet fillimisht te ndertoje besimin. Kjo behet vetem ne formen e nje mbeshtetjeje partneriteti nga e cila njerezit te perfitojne ne menyre te ndieshme vecanerisht ne vendet ku tiranet jane rrezuar nga pushteti dhe shoqerite duhet te ristruktrurohen.

Autor Rainer Sollich

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›