E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evrope Njoftohet per shqetesim te madh rreth terrorizmit

Tete persona po gjykohen ne Paris nen akuzat per vjedhje te armatosur dhe financimin e ekstremizmit islamik.Lisa Bryant e Zerit te Amerikes njofton nga kryeqyteti francez se ekziston nje shqetesim i madh rreth terrorizmit ne Evrope.

Tete te pandehurit akuzohen per nje vjedhje te armatosur dhe nje perpjekje tjeter ne zonen e Parisit ne vitin 2004 dhe 2005.Thuhet se sulmet kishin per qellim te financonin islamizmin radikal kryesisht ne Irak.Prokuroret thone se te pandehurit te cilet jane franceze dhe afrikano-veriore paten kontakte me ekstremiste te lidhur me al-Kaiden ne Siri Algjeri dhe Turqi.

Sipas prokuroreve te pandehurit i krijuan lidhjet ne burg ku ndodheshin per te kryer denime per krime te meparshme.Personi i akuzuar i udheheqesi i grupit franko-algjeriani 36 vjecar Ouassini Cherifi ka kryer tashme nje denim per trafikim pasaportash false per ekstremistet islamike.

Te pandehurit mohojne akuzat per lidhje me islamizmin radikal megjithese disa prej tyre pranojne se kane kryer krime ordinere.Avokati i nje prej te pandehurve Olivier Combe foli per radion franceze RTL.

Megjithese te pandehurit e njihnin njeri tjetrin dhe respektonin te njejtat besime fetare ata nuk kishte lidhje me terrorizmin.Klienti im nuk ka pasur mjetet financiare per te mbeshtetur nje kauze islamike.

Ndersa akuzat e kane origjinin para disa vjetesh shqetesimet rreth sulmeve terroriste jane te shumta ne Evrope.Gjate muajve te fundit nje numer vendesh evropiane kane ngritur nivelet e gadishmerise ndaj terrorizmit pas kercenimeve te reja per sulme.Javen e kaluar policia ne Danimarke dhe ne Suedi arrestoi 5 persona nen dyshimet per organizimin e nje sulmi kunder nje gazete daneze e cila publikoi karikatura te profetit Muhamet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›