Express: Top 10 fakte për Shqipërinë në ditën e Traktatit të Londrës
100 vjet më parë, më 30 maj 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike dhe duke njohur pavarësinë e Shqipërisë. Edhe pse shqiptarët e konsiderojnë një padrejtësi këtë ditë, e përditshmja londineze Express sjell ato që i cilëson top 10 faktet për Shqipërinë.
1. Shqiptarët e quajnë vendin e tyre Shqipëria ose Republika e Shqipërisë.
2. Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) nderohet si e vetmja shqiptare që ka fituar çmimin Nobel, edhe pse ka lindur në Shkup në vitin 1910 (tani në Maqedoni, por në atë kohë në Perandorinë Osmane).
3. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës mban emrin e Nënë Terezës që prej vitit 2001.
4. Një tjetër fitues i çmimit Nobel me origjinë shqiptare është Ferid Murad (SHBA), që fitoi në vitin 1998 çmimin për Mjekësi. Babai i tij ishte shqiptar.
5. John Belushi, ylli i filmit Vëllezërit Bluz e ka pasur babanë shqiptar.
6. Shqipëria, Armenia dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane që nuk kanë një McDonalds.
7. Në vitin 1995, shoferët në qytetin e Shkodrës refuzuan që të paguanin një taksë për semaforët, duke thënë se qyteti i tyre nuk ka semaforë.
8. Shqiptarët e tundin kokën nga lart poshtë për të thënë jo dhe anash për të thënë po.
9. Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në Lojërat Olimpike.
10. Mbreti Zog i Shqipërisë është i vetmi lider kombëtar në kohët moderne që i është përgjigjur zjarrit gjatë një atentati ndaj tij./ep