F1, Alonso dominon provat e para të lira

Fernando Alonso ka pasur kohën më të mirë në sesionin e parë të provave të lira të çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1.
Ferraristi e ka bërë një xhiro për 2'00'797.
Koha e dytë më e mirë për McLaren e Lewis Hamilton, i treti polaku Robert Kubica me Renault.
Ferrari i Felipe Massa ka rezultuar i 11-ti, ndërsa dy Red Bull-ët e Vettel e Webber, përfundojnë respektivisht në vendin e katërt dhe të shtatë.
Gjatë pasdites është në program sesioni i dytë i provave të lira.