E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Alonso triumfon ne Singapor -11 nga Veber

Fernando Alonso fiton cmimin e madh te Singaporit dhe kercenon seriozisht Mark Veberin ne luften per titullin kampion bote.

Spanjolli udhehoqi te gjithe garen dhe vetem ne xhirot e fundit te saj ndjeu kercenimin e pilotit te Red Bull Sebastian Vetel qe la pas shokun e skuadres australianin Veber.

Per tu permendur ne kete gare mbetet parakalimi i Veber ndaj Hamilton ne xhiron e 36. britaniku ne perpjekje per te mos humbur pozicionin e tij peson nje kontakt te lehte me australianin dhe detyrohet te braktise garen.

Nderkaq ne xhiron e parafundit protagonist behet piloti i Lotusit Heiki Kovalainen. Finlandezi me qetesine me te madhe merr nje zjarrefikese dhe shuan flaket qe kishin perfshire pak sekonda me pare makinen e tij.

Pas kesaj gare renditja per pilote vazhdon te mbahet nga Veber me 202 pike qe tashme ndjen kercenimin e Alonsos me 191 pike i treti renditet Hamilton me 182 pike. Per konstruktore udheheq Red Bull me 383 e ndjekur nga Meklaren me 359 dhe Ferrari me 316.

Formula 1 rikthehet pas 2 javesh me garen per cmimin e madh te Japonise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›