F1, Bottas: Mund të luftoj për titullin

“Unë besoj se mund të luftoj për titullin, edhe nëse Lewis ka fituar tituj në të gjitha vitet që kemi qenë shokë ekipi. Këtë vit ne fillojmë nga e para dhe është një faqe e re. Sigurisht, që është objektivi përfundimtar i këtij sezoni. Ky është objektivi im, por rruga është e gjatë dhe duhet ta hedhësh hapat një e nga një”.
Këto janë fjalët e Valtteri Bottas për mikrofonët e “Race Fans” në lidhje me Kampionatin Botëror Formula 1, i cili do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit në fund të marsit.
“Shumë punë dhe vëmendje për mua këtë sezon është në anën mendore të gjërave – tha piloti finlandez -. Duhet të përpiqem të jem sa më mirë nga ana mentale, të përpiqem të gjej mënyrën e duhur për t’u përballur me secilën garë. Duke u përpjekur të gjej një ‘gjendje rrjedhshmërie’ dhe qëndrueshmëri gjatë sezonit”.
“Në disa moment, sigurisht që i kam bërë shumë presion vetes, ka pasur raste kur kam marrë shumë presion nga jashtë. Ndonjëherë ishte edhe e kundërta: nuk kisha presion të mjaftueshëm. Duhet gjetur ekuilibri i duhur”.