F1 Button I merzitur me McLaren

Jenson Button është shprehur se makina McLaren e këtij viti po e shqetëson shumë.
Piloti britanik tha pas garës së Kanadasë, ku ai nuk arriti të hynte as në zonën e pikëve, se ndryshimet që i janë bërë njëvendëshes së tij nuk dhanë asnjë rezultat. “Kurrë më parë nuk isha aq i lumtur të dilja nga një makinë. Njëvendëshja është ndryshe nga ajo e tre viteve të fundit dhe nuk ka aspak ritëm. Ishte një garë e tmerrshme për ne”, deklaroi Button, i cili përfundoi i dymbëdhjeti në Montreal. “Nuk e di nëse do të mund të fitojmë ndonjë garë këtë vit. Pjesët e reja që futëm në makinë nuk funksionuan në Kanada dhe shpresojmë të funksionojnë në Angli. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk mund të paraqitemi më keq se kaq”, shtoi piloti i McLaren. / Top Channel