E Diel, 1 Nëntor 2026

F1 FIA ul shpejtesine ne bokse

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur të ulë shpejtësinë maksimale të lejuar në linjën e bokseve. Nga 100km/h do të lejohet deri në 80km/h.

Ky rregull i ri vjen pas incidentit në bokse të Mark Webber në Cmimin e Madh të Gjermanisë, ku një kameraman u godit nga goma që u shkëput nga njëvendëshja e australianit. Ulja e shpejtësisë maksimale në bokse ishte parashikuar për vitin 2014, por ky incident, fatmirësisht pa pasoja tragjike, bëri që FIA ta vendoste më shpejt normën e re. Në këtë mënyrë, pilotëve do i duhen rreth 4 sekonda më shumë për të përshkuar linjën e bokseve duke nisur që nga Cmimi i Madh i Hungarisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›