E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1: GP i Turqisë do të zëvendësojë Kanadanë në 2021

Çmimi i Madh i Turqisë bëhet pjesë e kalendarit të Formula 1 në vitin 2021. Fundjava e re do të zëvendësojë atë të planifikuar fillimisht në Kanada, ku për momentin kufizimet anti Covid parandalojnë pilotët dhe ekipet të vijnë pa vendosur një karantinë 14-ditore që pilotët, duke pasur një orar shumë të ngjeshur, nuk mund ta respektojnë.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e promovuesit dhe autoriteteve në Kanada, Quebec dhe Montreal gjatë javëve të fundit me përpjekjet për të realizuar garën dhe ne jemi të kënaqur të shpallim një zgjatje dy-vjeçare të partneritetit tonë me Grand Prix Kanadez, thuhet në komunikatën zyrtare – Ne do të punojmë me promovuesin për të siguruar që ata që kanë bileta për garat 2020 dhe 2021 të kenë mundësinë e një rimbursimi ose të transferojnë biletat e tyre në garën e vitit të ardhshëm dhe ne shpresojmë që të garojmë në Kanada në 2022”.

Stefano Domenicali, CEO i Formula 1, komentoi mbi ndryshimet në kalendarin e sezonit aktual: “Pavarësisht se ëhstë e trishtë që të mos jesh në Kanada në këtë sezon, ne jemi të entuziazmuar që konfirmojmë se Turqia do të presë një Çmim të Madh në 2021, pas një gare të jashtëzakonshme sezonin e kaluar. Unë e di që të gjithë tifozët tanë janë të ngazëllyer për këtë fillim të sezonit dhe Turqia është një cirkuit i jashtëzakonshëm, që mund të ofrojë beteja të forta në pistë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›